Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vriten dy persona në Wallis të Zvicrës

Dy persona janë vrarë dhe një i tretë është plagosur nga të shtënat në një qytet jugor të Zvicrës.

Policia e kantonit zviceran Wallis, ka bërë të ditur se sulmi ka ndodhur në dy lokacione të ndryshme në Sion, qytet ky me rreth 35 mijë banorë jo shumë larg kufirit italian dhe francez,

Pas marrjes së denoncimit, Policia Kantonale e Valisit ka ngritur menjëherë një forcë për arrestimin e autorit, shkruan 20minuten.ch.

Sipas gjetjeve fillestare, autori i ka njohur viktimat.

Në mesditë, policia njoftoi se po kërkonte 36-vjeçarin Sébastien Robin dhe publikoi një foto të tij. Sipas policisë, autori i dyshuar drejtonte makinën e tij, Peugeot 206 Cabriolet, ngjyrë gri metalike, me targë VS 469’678.

Policia Kantonale thekson se ky person është i rrezikshëm dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të përpiqeni ta arrestoni ose t’i afroheni.