Forcat RENEA dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar që në orët e para të mëngjesit kontrolle në disa zona të Mirditës, pas informacioneve se në Shqipëri mund të kishte hyrë Elson Reçi, i shpallur në kërkim nga SPAK që prej 15 majit 2024.
Kontrollet janë shtrirë edhe në banesën e tij në Mirditë, si dhe në ambiente të tjera të lidhura me të, por pa rezultat. Ai nuk është gjetur në asnjë prej vendeve të kontrolluara.Më vonë, nga verifikimet e kryera rezultoi se në territorin shqiptar kishte hyrë vëllai i tij, dhe jo vetë Elson Reçi.
Elson Reçi është i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi dyshohet se ka siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e Preng Gjinit. Ai është gjithashtu i lidhur familjarisht me Kastriot Reçin, i cili u ekzekutua me snajper në Rrëshen në janar të vitit 2020.Më vonë, nga verifikimet e kryera rezultoi se në territorin shqiptar kishte hyrë vëllai i tij, dhe jo vetë Elson Reçi.
Elson Reçi është i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi dyshohet se ka siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e Preng Gjinit. Ai është gjithashtu i lidhur familjarisht me Kastriot Reçin, i cili u ekzekutua me snajper në Rrëshen në janar të vitit 2020.
