Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

VV i organizon ndejë lamtumirëse Mehajt, Kurti: Sa ishte ministër është bërë një punë e jashtëzakonshme për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit

Lëvizja Vetëvendosje i ka organizuar një ndejë lamtumirëse, ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Faleminderit Armend Mehaj”, shkruan në videon që kjo parti e ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook”.

Të pranishëm në këtë ndejë ishin edhe kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, e zyrtarë e anëtarë tjerë të kësaj partie.

“Sa ishte ministër Armend Mehaj është bërë një punë e jashtëzakonshme madhore për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. E para është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe e dyta ngritja e atyre operacionale të FSK-së”, tha Kurti në këtë ndejë.

Po ashtu ai i ka uruar shërim të shpejtë gruas së Mehajt.

Kryeministri Albin Kurti e liroi Mehajn nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes, të hënën. Mehaj tha se kjo është bërë me kërkesë të tij, për arsye familjare.

Në vend të Mehajt, Ministër i Mbrojtjes është emëruar Ejup Maqedonci.

Nga Qeveria e Kosovës për Gazetën Online Reporteri.net kanë thënë se Mehaj ka kërkuar lirim nga kjo pozitë pasi bashkëshortja e tij është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë, dhe si pasojë Mehaj ka kërkuar që të ndodhet pranë familjes në Oslo këtë periudhë.

Pas dorëheqjes së tij, Mehaj në një reagim të gjatë në Facebook, theksoi se e kishte njoftuar me kohë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.


Related posts
Lajme

Këta janë dy të dyshuarit për plagosjen e dy vëllezërve Veliu në Rahovec

Lajme

Polonia do të ndalojë furnizimin me armë për Ukrainën për shkak të mosmarrëveshjes së grurit

Lajme

Dita e dytë e Samitit të Paqes dhe Demokracisë, merr pjesë ambasadori gjerman në Kosovë

Lajme

Presidenti kroat nga OKB bën thirrje për njohjen e Kosovës