Lajme

Xhamia e Burojës e ndërtuar në 1722 hyn në fazën përfundimtare të restaurimit

Xhamia e Burojës, e ndërtuar në vitin 1722 dhe një nga xhamitë më të vjetra në Drenicë, po hyn në fazën përfundimtare të restaurimit.

Sipas Ministrisë, historia e këtij objekti është e lidhur ngushtë me patriotizmin e Mulla Ilaz Brojës, arsimin në gjuhën shqipe dhe periudhën e luftës çlirimtare.

Pas përfundimit të restaurimit, Xhamia e Burojës do t’i nënshtrohet edhe procesit të muzealizimit. Ky proces synon ruajtjen dhe përcjelljen te brezat e ardhshëm të historisë, besimit dhe rezistencës që mbart kjo hapësirë.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit thekson se ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore janë pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për mbrojtjen e vlerave historike dhe kulturore të Kosovës.

Të Ngjashme