Janë zbardhur emrat e autorëve që dyshohet se vranë çiftin e bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. ditën e djeshme në Lezhë.
Janë shpallur në kërkim Adriano Mhillaj 22 vjec, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç.
Florin Mhillaj është djali i Genc Mëhillaj ndërsa dy të tjerët nipat e tij, i cili është vrarë në vitin 2016.
Kreu i policisë së Lezhës, Arben Nasufi, në një dalje për mediat pak më parë deklaroi se vrasja e çiftit Mujeci ka ndodhur për motive gjakmarrjeje.
“Nga veprimet e mëtejshme hetimore, vrasja ka ndodhur për gjakmarrje. Hetimet po vijojnë. Sa i përket autorëve. Pas identifikimit të tyre janë ushtruar kontrolle, por nuk është bërë e mundur gjetja e tyre. Ata janë shpallur në kërkim. Operacioni vijon në terren. Audi mbajti në vëzhgim viktimat”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se Kreshnik Mujeci është emër i njohur për autoritetet.
Në vitin 2017 ai është arrestuar së bashku me vëllain e tij, Lin dhe kushëririn Jozef Mujeci, pasi akuzoheshin për vrasjen e Gegë Mhillajt, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016.
Sakaq, raportohet se tre autorët e ngjarjes së djeshme janë pikërisht familjarët e të ndjerit Gegë Mhillaj, teksa në vijim pritet të ketë më shumë detaje. Policia nuk ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë asnjërin prej tre autorëve.
