Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zbardhet skeda e vdekjes së 3-vjeçarit, eksperti mjeko-ligjor: Vdekje e papritur

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Tiranë ka tronditur opinionin publik. Brian Spahiu vetëm 3 vjeç humbi jetën tre ditë pasi mori shërbim dentar në klinikën dentare “Splendent” në Rrugën e Kavajës.

Mësohet se më 28 shtator, familjarët kishin dërguar fëmijën tek klinika private për të bërë trajtim të dhëmbëve dhe pastrim nga gurëzat, për shkak të dhimbjes muajt e fundit. Pasi iu bë grafi, prindërve iu tha se duhej proceduar në 14 dhëmbë.

Mjekja dentiste që u mor me dhëmbët e vogëlushit, është Ina Xhaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxhos i cili ka injektuar narkozën.

Emisioni ‘Review’ në ‘Euronews Albania’ ka siguruar raportin e ekspertizës paraprake që fëmijës 3-vjeç i është bërë pasi ka humbur jetën.

Në dokumentet shihet vërtetimi mjekësor i shkakut të vdekjes, që thotë “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë.