Aktuale

Zbulohet data kur Edi Rama mbledh Qeverinë për retreat, zbardhet fokusi 2 ditor i diskutimeve

Nuk do të ketë pushime vere deri në fund të gushtit për ministrat e Qeverisë Rama 4.

Kryeministri Edi Rama do ta vijojë traditën e takimeve informale të Qeverisë njohur si ‘retreat’, përpara sesionit të ri parlamentar.

Burime nga qeveria i konfirmuan gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se me 24 dhe 25 gusht pritet që të gjithë ministrat të raportojnë për prioritetet e secilës ministri për muajt në vazhdim.

NEWS  Bozdo për AKSHI-n: Dhjetëra milionë euro të sekuestruara i përkasin personazhit që Rama tha se jetonte me qira!Të njëjtat burime pohuan se ky retreat, parashikohet të mbahet në qytetin e Pogradecit.

Ndërkohë, nga brenda Partisë Socialiste, nuk përjashtohet mundësia edhe e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare Socialiste në fillim të shtatorit përpara rinisjes nga puna të Parlamentit, ky seanca e radhës është me 7 shtator.

Nëse kjo ndodh atëherë ky mund të jetë momenti nga ku kryesocialisti Edi Rama mund të bëjë ndryshime në kabinetin qeverisës.

NEWS  Detaje të reja nga pengmarrja e Eglant Koçit/ Kamarieri ndihmoi “shefin” të rrëmbenin 34-vjeçarin (Foto e fundit ku u pa)Brenda qeverisë prej disa javësh qarkullojnë zëra për një rifreskim drejtimi të mundshëm në të paktën 6 ministri.

Megjithatë kjo mbetet në dorë të Edi Ramës, i cili elementin surprizë e ka sportin e tij të preferuar.

Gjithsesi fillim shtatori si për Qeverinë ashtu edhe për PS pritet të jetë me plot zhvillime, pasi vetë Rama i ka vënë të tijët nën një kërkesë llogarie të shtuar, kulmuar me dokumentin Besa, një qasje që ai e ka prezantuar si metodën e re të punës për mandatin e katërt qeverisës.

NEWS  Largimi i Marjana Koçekut nga PS, vijnë reagimet e para nga kampi rozëSakaq, nëse Rama do të vendosë mbajtjen e mbledhjes së asamblesë të PS, do të duhet të vendoset në rendin e ditës edhe mocioni për hapjen e dialogut kombëtar mbi marrëveshje e re për Shqipërinë, depozituar në PS prej deputetes Elisa Spiropali./topchannel

Të Ngjashme