Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar presidentit amerikan, Donald Trump që t’i dërgojë Ukrainës raketa Patriot pas një sulmi të madh rus i cili la të vrarë së paku 18 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.
Sipas forcave ajrore, Rusia lëshoi 73 raketa dhe 656 dronë drejt Ukrainës gjatë natës, duke përfshirë tetë raketa hipersonike Tsirkon. Objektivat kryesore ishin Kievi, qytetet qendrore të Dnipro dhe Zaporizhzhya, si dhe qytetet lindore të Poltava dhe Kharkiv, raporton Guardian.
Shpërthime të fuqishme goditën kryeqytetin, ndërsa banorët u strehuan në bodrume dhe stacione të metrove.
“evropa ka nevojë për raketat e veta anti-ballistike në mënyrë që kjo luftë të përfundojë. Dhe ne definitivisht kemi nevojë për ndihmën e Shteteve të Bashkuara për të na furnizuar me raketa të tilla si ato Patriot. Ne llogarisim në mbështetjen e partnerëve tanë dhe përgjigjjen efektive ndaj sulmeve të sotme”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.
Presidenti ukrainas ka përsëritur disa herë paralajmërimin se Kievit po i mabrojnë raketat interceptore Patriot, më të cilat e furnizon SHBA-ja, dhe të cilat janë të vetmet sisteme të mbrojtjes ajrore me kapacitet për të bllokuar raketat balistike që lëvizin shpejt të armikut./teve1.info/
