Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se Rusia e ka shkelur armëpushimin e përkohshëm që kishte zgjatur gati tre ditë, duke kryer sulme të reja gjatë natës, shkruan, DW.
Sipas tij, Rusia ka lëshuar mbi 200 dronë sulmues në një natë të vetme, duke goditur disa rajone të Ukrainës si Dnipro, Zhytomyr, Mykolaiv, Sumy, Kharkiv, Chernihiv dhe kryeqytetin Kyiv. Sipas tij, janë goditur një kopsht fëmijësh, objekte energjetike, një hekurudhë dhe ndërtesa banimi, ndërsa autoritetet ukrainase raportojnë se të paktën një civil është vrarë.
Zelenskyy ka publikuar edhe pamje nga shkatërrimet, ku raportohet se është dëmtuar edhe një kopsht fëmijësh. Nga ana tjetër, Rusia ka thënë se ka rrëzuar 27 dronë ukrainas gjatë të njëjtës natë.
