Lajme

Zgjedhje e qëlluar dhe në interes të vendit/ Manaj për Bekim Sejdiun president

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, ka shprehur mbështetjen e tij për propozimin e profesor Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manaj e ka cilësuar kandidaturën e Sejdiut si “një zgjedhje të qëlluar dhe në interes të vendit”, duke vlerësuar përvojën e tij akademike, diplomatike dhe institucionale.

Manaj ka theksuar se Dr. Bekim Sejdiu është profesor universitar, diplomat dhe jurist, ndërsa gjatë karrierës së tij ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Ankara, konsull i përgjithshëm në Nju Jork dhe gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Manajt, përvoja dhe profili i Sejdiut, së bashku me traditën dhe kontributin e familjes së tij nga Grabanica e Klinës, përbëjnë një bazë të fortë për një figurë me integritet dhe përkushtim ndaj shtetit të Kosovës.

Të Ngjashme