Lajme

Zgjedhjet dhe krizat politike në fokus të takimit Hamza–Guerot

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit.

Hamza bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për nevojën e tejkalimit të krizave të vazhdueshme politike, të cilat sipas tij kanë ndikuar negativisht në ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ai ka rikonfirmuar angazhimin e PDK-së për një proces zgjedhor demokratik dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Po ashtu, Hamza e falënderoi ambasadorin Guérot për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në rrugëtimin demokratik dhe euroatlantik.

Të Ngjashme