Aktuale

“ZHDUKET” Lefter Koka! Rikthimi në qeli mbetet “pezull”, ish-ministri rezulton jashtë vendit

Gjykata e Apelit të GJKKO ka vendosur rikthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, në kuadër të çështjes së inceneratorit të Tiranës.

Vendimi ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite burg për shpërdorim detyre, të dhënë me gjykim të shkurtuar, ndërsa është ndryshuar pjesa që kishte shuar masën e mëparshme të arrestit në burg.

Megjithatë, vendimi nuk është ekzekutuar ende. Sipas burimeve, Lefter Koka rezulton prej disa muajsh jashtë Shqipërisë.

Nga llogaritjet e deritanishme, atij i mbeten rreth 6 muaj për të vuajtur dënimin lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Të Ngjashme