Klinikat private por edhe qendrat shëndetësor në mbarë vendin kanë kaluar në sitën e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor.
Në raportin zyrtarë bëhet me dije se përgjatë vitit 2025 janë kryer 3,577 inspektime në bazë të të cilave janë vendosur 7 gjoba , 5 vendime për marrje mase urgjente dhe 273 paralajmërime për ofruesit e shërbimit shëndetësor parësor public dhe privat.
Gjobat janë vendosur 5 në Tiranë dhe 2 në Korçë, ndërkohë që numrin më të madh të paralajmërimeve e ka marrë qarku I Gjirokastrës, pasuar nga Fieri, Vlora dhe Durrësi.
Gjatë kontrrollit të ushtruar në klinika, qendra apo laboratorë mjekësorë privat, inspektorët kanë konstatuar mungesën e një ambjenti të vecantë për marrjen e gjakut si dhe mungesa të lejes së ushtrimit të profesionit, sakaq në subjektet e kujdesit shëndetësor parësor publik dhe jo-publik janë konstauar një sër mangësisht nisur nga mungesa e ambjenteve për ofrimin e shërbimit, mungesa e pajisjeve mjekësorë të domosdoshme deri tek amortizimi i ndërtesës.
Shërbimi shëndetësor parësor është porta e parë ku paraqiten pacientët në rastet e shqetësimive shëndetësore.
