Lajme

“Zhyllanat analfabetikë në studio televizive” – Rron Gjinovci shpërthen pas debatit për Vita-n

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar lidhur me situatën e fundit që përfshin kompaninë e qumështit Vita.

Ai ka kritikuar ashpër përdorimin e vajit të palmës në produktet e qumështit dhe ka kërkuar që institucionet të ndërmarrin masa të rrepta ndaj kompanive që konstatohen në shkelje.

Postimi i plotë i Rronit:

Heeeej! Dojnë me ia nisë me thonë që vaji i pallmës osht i shëndetshëm! 😀 Ani po bohen kishe s’pe dijnë pse është problem me u përdor në qumësht, por qe po ju kallxoj unë:

Ë S H T Ë K A N C E R O G J E N edhe është yndyrë e ngopun, nuk zbërthehet tutje, ose zbërthehet tepër vështirë. Pra normalisht nuk duhet me konsumu se është e damshme, tepër e damshme.

Ndërkohë zhyllanat analfabetikë nëpër studio televizive që jon bo si qajtore të katuneve, kokan në gjendje me hangër edhe 💩 live në televizion për me i shërby oligarkëve.

Ministria e Bujqësisë duhet me i mshel ato fabrika a çkado që janë, jo veç me i inspektu. Le të dalin le të protestojnë çdo ditë po deshtën, kush pesë pare so tu i dhonë për ta.

Të Ngjashme