Masar Muharrem Mera, vëllai i aktorit të njohur të humorit në vendin tonë, Berhar Mera, është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare këtë të martë.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Masarit, e ka dhënë përmes një njoftimi në rrjetet sociale aktori, i cili ka dhënë edhe detaje nga ceremonia mortore që do të mbahet për vëllain e tij.
NEWS “Hundën ma morën në dora ca ‘skulptorë’ nga ata të hurit dhe të litarit”- Rama kujton dhunën në 1997: Me leva hekuri gyp e gyp, më kanë bërë copash…Behar Mera, i pikëlluar shkruan se i vëllai do të jetojë përgjithmonë në zemrën e tij.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të vëllait tonë të dashur
Masar Muharrem Mera
23.08.1969 – 04.08.2026
Do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona.
Qoftë i xhenetit”, thuhet në njoftim.
Masar Muharrem Mera do të përcilet sot në orën 15:00 për në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit do të mbahet në fshatin Krajkë të Dibës.
