Lajme

Zjarri në pallatin në Tiranë, ushtria ndërhyn me heliokopter për shuarjen e flakëve

Forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë me helikopter për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatën në afërsi të zonës së Spitalit Nënë Trereza.

Si pasojë e tymit të dendur, katër persona, dy qytetarë dhe dy zjarrfikës, janë paraqitur në urgjencën e QSUT-së me shenja asfiksie.

Zjarri i fuqishëm ka përfshirë një pallat pranë Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, duke vënë në lëvizje të gjitha strukturat emergjente.

Zjarri ka përfshirë fasadën e një pallati në zonën tek “Farmacia 10”, përballë QSUT-së. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, flakët kanë qenë aktive për disa minuta, ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi i dendur./Euronews Albania

Të Ngjashme