![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/05/zvicra-reagon-pas-sulmeve-ndaj-ushtareve-te-kfor-it-ne-veri-ben-thirrje-te-kthehet-qetesia_6475a81a1172d.jpeg?resize=850%2C567&ssl=1)
Zvicra ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë në Zveçan ndaj ushtarëve të NATO-s, ku ditën e hënë serbët lënduan 30 ushtarë.
Në reagimin e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës thuhet se dënojnë sulmet e dhunshme në Zveçan, njëherësh bëjnë thirrje për kthimin e qetësisë në komunat veriore të Kosovës.
“Zvicra dënon fuqishëm sulmet e dhunshme në Zveçan kundër NATO, KFOR. Trupat janë atje për të ruajtur paqen dhe një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm. Bëjmë thirrje për kthimin e qetësisë në veri të Kosovës. Çdo akt provokimi duhet të shmanget nga të gjithë”, vijon reagimi.
Tensione në veri ka pasur që nga dita e premte, serbët janë duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të vazhdojnë punën në objektet komunale.
Ata kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, si dhe mediat duke ua djegur veturat. Nga zhvillimet e së hënës mbetën të plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.