Aktuale

Zyrtari i lartë iranian bën deklaratën: Ja cilat anije do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

Irani do t’u japë përparësi anijeve që paguajnë për të kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit, ka deklaruar një zyrtar i lartë iranian.

“Duke marrë parasysh kufizimin e numrit të anijeve që do të lejohen të kalojnë, Irani ka vendosur t’u japë përparësi atyre që i përgjigjen më shpejt protokolleve të reja të Ngushticës së Hormuzit dhe paguajnë kostot e shërbimeve të sigurisë”, tha zyrtari.

Sipas tij, anijet që nuk paguajnë tarifat do të përballen me shtyrje të kalimit.

Ditën e sotme Irani rivendosi kufizime në kalimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, duke përmendur “shkelje të përsëritura të besimit” nga Shtetet e Bashkuara në kuadër të armëpushimit mes palëve.

Zyrtari e përshkroi këtë masë si pjesë të përpjekjeve të Teheranit për të menaxhuar trafikun detar sipas “rregullave të reja që po rregullojnë këtë ngushticë”.

Të Ngjashme