Lajme

Zyrtari i NATO-s Kevin Hamilton vjen për herë të parë në Kosovë, takon Kurtin

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadori Kevin Hamilton ka vizituar Kosovën për herë të parë.

Gjatë qëndrimit të tij në vend, Hamilton zhvilloi një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Sipas komunikatës për media, gjatë takimit u bisedua për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n.

“Kryeministri në detyrë Kurti foli për zhvillimet në vend, përfshirë ato në fushën e teknologjisë dhe të mbrojtjes, si dhe për prodhimin e municionit në Kosovë. Po ashtu, biseduan për marrëdhëniet e mira me NATO-n, sigurinë në rajon dhe në Kosovë, si dhe zhvillimet politike aktuale”.

“U diskutua gjithashtu për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës, ku në pyetjen e z. Hamilton, kryeministri në detyrë Kurti shpjegoi konceptin dhe theksoi nevojën e kësaj strukture në forcimin e sigurisë dhe koordinimit me KFOR-in dhe NATO-n në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Të Ngjashme