Dogana e Kosovës ka mbledhur mbi 1.7 miliard euro gjatë 10 muajve të parë të vitit 2026, duke shënuar rritje prej 5.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Dogana, gjatë periudhës janar–tetor 2026, të hyrat arritën në 1 miliard e 708 milionë e 243 mijë euro, nga 1 miliard e 615 milionë e 537 mijë euro sa ishin në periudhën përkatëse të vitit 2025.
Postimi i plotë:
Dogana e Kosovës ka realizuar të hyra në vlerë prej 1 miliard e 708 milionë euro gjatë periudhës janar–tetor 2026, duke shënuar një rritje prej 5.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.
Në periudhën janar–tetor 2026, të hyrat e realizuara arritën në 1,708,243,582.06 euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ishin 1,615,537,254.62 euro.
Rritje është shënuar në të gjitha kategoritë kryesore të të hyrave:
Taksa e Doganës: +6.6%
Taksa e Akcizës: +1.8%
TVSH-ja: +7.8%
Këto rezultate pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të Doganës së Kosovës në mbledhjen e të hyrave, zbatimin e legjislacionit doganor dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit

