Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

3 metoda që zhdukin herpesin në buzë brenda ditës

Jeni zgjuar sot në mëngjes, keni parë veten në pasqyrë dhe befas kuptuat se diçka nuk shkon! Një mini plagë është shfaqur në pjesën anësore të buzës suaj, gjë të cilën nuk e konstatuat dje apo pardje! Doli kaq shpejt dhe në mënyrë të befasishme! I ftohti është një nga faktorët kyç që ndikon në shfaqjen e herpesit në buzë, sidomos këtë periudhë të vitit. “Për momentin 50-80% të amerikanëve janë të ekspozuar ndaj këtij virusi”, thotë Sonia Batra, dermatologe e certifikuar në New York. Dhe si eksperte e kësaj fushe, ajo ka gjetur metodat se si ta qetësojmë, trajtojmë dhe parandalojmë shfaqjen e herpesit në prag të periudhës më të ftohtë të vitit.

Simptomat

Ato janë të ndryshme për individë të ndryshëm! Përgjithësisht, shfaqja e një inflamacioni në pjesën e brendshme të gojës, tek buza, i ngjan gati një plage të hapur, ose një plagë e ftohtë siç e etiketojnë ndryshe dermatologët. Ndjesia që të jep është si pickim nga shpimi i gjilpërave, kruarje e djegie rreth buzëve për më shumë se dy javë. Kaq zgjasin zakonisht simptomat e herpesit. Këto mini puçra janë zakonisht të mbushura me lëng ose gjak, por pasi shpërthejnë në sipërfaqe krijohet një plagë e thatë dhe e hapur.

Si ti trajtojmë?

Herpesi është ngjitës dhe kjo nuk ka dyshim! Deri në momentin që nuk është zhdukur plotësisht, herpesi është aty si rrezik faktik për t’ju ngjitur personave të tjerë me të cilët keni kontakte çdo ditë.

1.Dermatologia rekomandon fillimisht që pacienti të bëjë gjumë mjaftueshëm gjatë kësaj periudhe, sepse kjo forcon sistemin imunitar. Plagët e pranishme në një trup që është nën stres, kanë tendencën që të mos shërohen.

2.Përdorni fasha të ftohta ose kube akulli mbi to për të reduktuar enjtjen dhe skuqjen, dhe në këtë moment konsideroni si zgjidhje mjetet rrethanore në shtëpi.

3.Gjithashtu, produktet e bletës si hoje apo mjalti si edhe gjethet e aloe verës janë ideale dhe praktike për të shëruar herpesin brenda ditës.

Zbatojini këto këshilla dhe do të gjeni shërim!

/viionplus.tv