Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës.
Përmes një postimi në Facebook ajo tha se sot u nderua kujtimi i 8372 burrave dhe djemve boshnjakë të vrarë në një nga krimet më të rënda të kryera në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
“Srebrenica mbetet një kujtesë e dhimbshme se dështimi për të mbrojtur jetën e njerëzve dhe për të vepruar në kohë ka pasoja tragjike.
Kujtesa për viktimat dhe e vërteta për krimin janë detyrim moral që nuk zbehet me kalimin e kohës”, ka shkruar ajo.
