Irani po përballet me një ofanzivë të sulmeve nga Shtetet e Bashkura të Amerikës.
Të paktën 12 persona u vranë në Iran nga sulmet ajrore amerikane gjatë ditës së fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 50 që nga fillimi i kësaj faze të fundit të luftës, sipas Ministrisë iraniane të Shëndetësisë.
Rreth 500 persona janë plagosur gjithashtu në sulmet ajrore amerikane që nga 27 qershori, kur armëpushimi i brishtë në rajon filloi të prishej, tha Hossein Kermanpour, një zëdhënës i ministrisë, shkruan CNN.
Pesë gra dhe dy fëmijë janë midis atyre që janë vrarë muajin e fundit, tha ai.
