Aktuale

8 VITE NË RRUGË/ 60-vjeçari kërkon ndihmë: Nuk kam ku të shkoj!

Pa një strehë dhe pa kontakt me familjen, Bashkim Uka 60-vjeçar ai endet rrugëve. Ai tregon se ushqehet me atë që i japin njerëzit dhe kërkon ndihmën e institucioneve shtetërore që rastin e tij ta trajtohet me përparësi dhe të gjendet një zgjidhje për strehimin dhe jetesën e tij.

Prej 8 vitesh rrugicat e Kamzës janë kthyer në strehën e vetme për 60-vjeçarin Bashkim Uka.

Pa një shtëpi, pa mbështetjen e familjes dhe pa një të ardhur të qëndrueshme, ai endet çdo ditë nëpër rrugë, duke kërkuar ndihmë për të siguruar ushqimin dhe nevojat më bazë.Bashkimi tregon se është dënuar për dhunë psikologjike dhe se, pasi ka përfunduar dënimin, nuk ka pasur më kontakt me familjen.

Ad
Që prej asaj kohe, jeta e tij ka qenë një betejë e përditshme për mbijetesë.Ai ushqehet me atë që njerëzit i japin. Ndonjëherë një vakt, ndonjëherë një ndihmë të vogël financiare. Për të, çdo ndihmë është një mundësi për të kaluar edhe një ditë tjetër.

Ai kërkon që institucionet ta marrin në konsideratë rastin e tij dhe ta trajtojnë me përparësi, duke i siguruar strehim dhe mbështetjen sociale që i nevojitet.

Të Ngjashme