Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës u pyet nëse Lumir Abdixhiku duhet të jetë akoma kryetar i LDK-së.
Në këtë pyetje, Quni u përgjigj:
“Një lider që është i gatshëm mi marrë kritikat vërejtjet dhe e vëren që të nesërmen fillon me performu ndryshe duke i marrë parasysh këshillat. Për mua është lider që i përmbush kriteret me ja dhanë besimin”, tha Quni.
Ai shtoi se Abdixhiku nuk ka kompleks t’i dëgjojë nga kolegët e LDK-së këshillat dhe mendimet e tyre.
