Françeska Murati është vënë përballë një pyetje pikante nga Romeo Veshaj pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP3”.
“Ke merak për Egysin jashtë tani?”, duke nënkuptuar se mos modelja ka frikë që bashkëshorti do ta tradhtojë me ndonjë femër tjetër sepse kanë kaluar disa muaj që ajo është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Duke qeshur, modelja ka fikur mikrofonin që mos të dëgjohet dhe tha: “Ka shoqen e tij më të mirë dorinën”.
“Sa budallaqe”, u shpreh Romeo, ndërsa Julian Deda shtoi: “Mirë se e paske lënë në duar të sigurta”.
Përgjigja e sinqertë e Françeskës bëri që ajo së bashku me të gjithë banorët të shpërthejnë në të qeshura.
Pjesë nga biseda:
Romeo: Do të bëj një pyetje po do më kthesh një përgjigje të sinqertë
Françeska: Po
Romeo: Ke merak për Ergysin jashtë tani?
Françeska: Për çfarë që ai po çmendet pa mua? Patjetër
Juli: Ai mund të mos jetë pa ty, por a po çmendet?
Banorët shpërthejnë në të qeshura
Françeska: Dua të jap përgjigje por do ta fik mikrofonin. Ka shoqen e tij më të mirë dorinën
Romeo: Sa budallaqe (Konkurrentët shpërthejnë në të qeshura)
Juli: Mirë se e paske lënë në duar të sigurta
View this post on Instagram