Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A ndikon në largimin e masave pjesëmarrja e Kurtit në samitet Evropiane? Analisti me parashikime jo të mira

Pjesëmarrja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në samite të ndryshme Evropiane, nuk ka ndonjë ndikim për forcimin e pozicionit të Kosovës në raport me dialogun me Serbinë dhe kërkesën për largim te masave ndëshkuese nga BE-ja, thotë analisti politik Blerim Burjani.

Ai në një prononcim për “Bota sot”, duke komentuar pjesëmarrjen e Kurtit në Samitin e Bledit në Slloveni, thotë se largimi i masave me këto sjellje të tij është i pamundur.

Sipas tij, nëse Kurti nuk i bindet kërkesave të BE-së, masat mund të mbesin në fuqi deri në fund të mandatit të tij.

Image
Blerim Burjani

“Largimi i masave me këtë sjellje politike të Kurti është i pamundur, pra politika e tij ka futur në penallti ndërkombëtaret, tash për t’i hequr ato kushtet dhe kërkesat janë shume te qarta nga BE. Nëse i bindet mund t’i hiqen nëse jo, masat mbeten deri në fund të mandatit të tij, pra politiken ndërkombëtare nuk mund ta testosh e pastaj të luash me ta. Kjo është e pamundur, nuk të tolerojnë fare, as që merren me ty, pra me Kurti. Tash është çështje vullnetare a shkon Kurti në Athin apo Bled, ai është nën sanskione të rrepta dhe jo i dëshiruar fatkeqësisht. Nuk besoj se shkuarja e Kurtit ne Bled ka ndonjë domethënie për zbutjen e masave, se për t’i hequr ato s’ka gjë”, deklaron ai për “Bota sot”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bled të Sllovenisë ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023.

Kurti sonte do të marrë pjesë në një darkë të punës të ftuar nga kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob.

Kurse, të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, ndërsa do të ketë edhe takime bilaterale.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023. Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në këtë forum, ai sonte do të marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob, ndërkaq të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale”, është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit.