Lajme

Abdixhiku: 6 deputetë thanë se nuk e votojnë Bekim Sejdiun për President

01.09.2026 – 18:35

S’ka konsensus në LDK, Abdixhiku: 6 deputetë thanë se nuk e votojnë Bekim Sejdiun për President

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se 6 deputetë të LDK-së, kanë thënë se nuk do e votojnë Bekim Sejdiun për Preisdent.

“Me keqardhje të madhe 6 deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e kryesisë, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Armend Zemaj, Kujtim Shala, Arben Gashi dhe Janina Ymeri”, ka thënë ai.

01.09.2026 – 18:34

“Kaq munda”, Abdixhiku flet për përcarje: Me 12 deputete do te jem në sallë kur votohet Presidenti

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se gjashtë deputetë të LDK-së deklaruan se nuk do e votojnë Bekim Sejdiun për President.

Abdixhiku tha se kaq ka mund të bënte dhe i kërkon falje popullit të Kosovës.

Ai tha se ai vetë i 12-ti do të jetë në Kuvend ditën kur votohet Presidenti.

“Kërkoj falje për popullin e Kosovës, kaq munda, nuk munda me tepër, jo me këtë grup parlamentar, me këtë ndarje, me këtë përçarje. U mundova të jap një njeri të dinjitetshëm, kundrejt një partie që kishte synime absolute”.

“Unë me 12 deputetë do të jem në sallë ditën kur të votohet Presidenti”, ka thënë ai.

01.09.2026 – 18:34

Abdixhiku paralajmëron pasoja për 6 deputetët e LDK-së që s’do ta votojnë Bekim Sejdiun

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës paralajmëroi pasoja për gjashtë deputetë të kësaj partie që dolën kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të vendit.

Lumir Abdixhiku tha pas mbledhjes me grupin parlamentar se deputetët Avdullah Hoti, Hykmete Bjarami, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Janina Ymeri janë deklaruar kundër kandidaturës së Sejdiut pë President.

I pyetur për masat që do të merren ndaj tyre, ai tha ato do të vijnë.

”S’duhet të brengosem në këtë fazë për natyrën diciplinore brenda LDK-së, sepse ajo do të vijë. Më shumë jam i brengosur për pasojat për Kosovën”, tha Abdixhiku.

Të Ngjashme