Lajme

Abdixhiku i ‘hap derën’ Kurtit, e propozon këtë emër për president

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një postim ku kërkon qartësim për marrëveshjet politike.

Abdixhiku ka thënë se LDK është e gatshme për marrëveshje politike, por kërkon që Kurti të përcaktohet nëse synon bashkëpunim me LDK-në apo edhe me PDK-në për të siguruar shumicën.

Ai ka shtuar se nëse synohet marrëveshje vetëm me LDK-në, atëherë partia e tij është e gatshme të propozojë presidentin, përfshirë edhe Vjosa Osmani, nëse sigurohen 66 votat e nevojshme.

Postimi i Abdixhikut:

I nderuar Kryeministër Kurti,

Meqë po komunikojmë në distancë,

Ju lutem përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë.

Por, nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot pergjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të.

Ju faleminderit!

Të Ngjashme