Lajme

Abdixhiku paralajmëron pasoja për 6 deputetët e LDK-së që s’do ta votojnë Bekim Sejdiun

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës paralajmëroi pasoja për gjashtë deputetë të kësaj partie që dolën kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të vendit.

”S’duhet të brengosem në këtë fazë për natyrën diciplinore brenda LDK-së, sepse ajo do të vijë. Më shumë jam i brengosur për pasojat për Kosovën”, tha ai, pasi u pyet për pasojat për ata që kundërshtojnë.

Abdixhiku ka kritikuar situatën politike dhe ka thënë se Kosova po humb një mundësi për t’i ikur, siç e quajti ai, politizimit individual.

“Nuk e di kush do të jetë në listë, por do të vendoset me kohë. Po besoj që gjendja është shumë e rëndë sot. Nuk e di kush ka zell të shkojë drejt zgjedhjeve menjëherë, por gjithë kjo përpjekje për të pjekur, të mendojmë përtej zemërimit dhe t’i shërbejmë shtrirjes së pushtetit absolut nga një parti e vetme në Republikën e Kosovës. Do ta kuptojnë dhe do ta shohin këtë ditë shumë shpejt për ta kërkuar sërish.

Edhe njëherë, unë vetëm ndjek Këshillin dhe kërkoj falje për popullin e Kosovës. Kaq munda, nuk munda më tepër. Jo me këtë grup parlamentar, jo me këtë përçarje, jo me këtë ndarje, nuk munda më tepër.”

Të Ngjashme