Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se është në komunikim me ish-presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se LDK-ja është e hapur për një bashkim më të gjerë politik në spektrin e djathtë.
Abdixhiku tha se në momente të caktuara politike duhet të tejkalohen dallimet dhe përçarjet, në funksion të një qëllimi më të madh.
Ai bëri thirrje për unitet brenda LDK-së, duke deklaruar se bashkimi është i pashmangshëm “i krejt të djathtëve, që ndihen rugovistë”
“Ne duhet t’i mbyllim të gjitha çështjet që i kemi pas, se kur ndodh kërkesa për bashkim nuk shikohen defektet, e përçamjet, e pikëpamjet e vogla. I mbyllim të gjitha.
‘No more fighting;. Nalnu pak, qetësohuni. Po bashkohemi. Kemi me u bashku. S’ka që e ndal”, ka thënë Abdixhiku.
