Lajme

Adriana Matoshi shpërthen ndaj PDK-së: Me ju çu msit a me lejlek?

Adriana Matoshi, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar me tone ironike ndaj pretendimeve të PDK-së lidhur me refuzimin e takimit me Kryeministrin Albin Kurti.

Përmes një postimi publik, Matoshi tha se nga njëra anë PDK po thonë kemi refuzuar takimin, ndërsa nga ana tjetër po kritikon mënyrën e komunikimit përmes WhatsApp-it.

“E qysh edhe s’doni takim edhe s’doni me WhatsApp? E çka keni pritë, me ju çu msit a? A me ju nisë letër me lejlek?”, ka shkruar ajo, duke ironizuar qëndrimet e kundërshtarëve politikë.

Postimi i Matoshit:

PyDyKy-Hi po thojn kemi refuzu me taku Kryeministrin Kurti.

Te njejtit i niva t’u thone, na ka dergu oferta me Whatsup.

E qysh edhe s’doni takim edhe s’doni me Whatsup?

E çka keni prita loçka, me ju çu msit a? A me ju nise leter me lejlek?

Të Ngjashme