Lajme

Agjenda e gjelbër në Kosovë, ekspertët kërkojnë veprime urgjente

Zbatimi i legjislacionit mjedisor të Bashkimit Evropian në Kosovë vazhdon të mbetet në nivele mjaft kritike. Studiues të fushës theksojnë se fuqizimi i agjendës së gjelbër dhe ruajtja e biodiversitetit në vend kërkojnë një qasje urgjente progresive për t`i arritur objektivat e përcaktuara. Shkalla e aplikimit të ligjeve ambientale evropiane lë shumë për të dëshiruar dhe kërkon angazhim institucional.

Zbatimi i ligjeve evropiane për mjedisin në Kosovë vazhdon të mbetet në nivele kritike, pavarësisht zotimeve institucionale për tranzicionin ekologjik.

Studiues të fushës tërheqin vëmendjen për fuqizimin e agjendës së gjelbër dhe ruajtja e biodiversitetit, duke kërkuar një qasje urgjente progresive për t’i arritur synimet e caktuara.

“Kemi kapacitet dhe potenciale në Kosovë, ka shumë organizata që punojnë ndaj çështjeve ambientale edhe në reduktimin e degradimit ambiental kemi edhe qeveri që ka fillua që t’i merr këto tema pak më seriozisht marrë para sysh këtë shtyrje nga BE dhe këtu po shpresoj që jemi në një periudhë tranzicioni”, thotë Indira Kartallozi, studiuese e kësaj fushe.

Zbatimit të legjislacionit evropian për çështjet ambientale në vend mbetet jashtëzakonisht i ulët dhe lë shumë për të dëshiruar. Sipas ekspertëve, kjo ngecje në harmonizimin dhe aplikimin praktik të normave ekologjike rrezikon ta penalizojë rrugën integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Të Ngjashme