Lajme

“Ai është i gjallë” jehon fuqishëm në Prishtinë, Violetë Kukaj pjesë e protestës në mbështetje të UÇK-së

Protesta “Jo në emrin tim” ka vijuar edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të dhjetën natë me radhë, ndërsa pjesë e mbrëmjes ishte edhe këngëtarja e njohur, Violeta Kukaj.

Kukaj ka performuar para qytetarëve të mbledhur në shesh, në kuadër të protestës kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Performanca e këngëtares u zhvillua para protestuesve, të cilët edhe sonte shprehën mbështetjen e tyre për UÇK-në.

“Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë.

Gjatë ditës së sotme, protesta janë mbajtur edhe në disa qytete të tjera të Kosovës, të organizuara nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ndërkohë, organizatori i protestës në Prishtinë, Çlirim Haziri, ka bërë thirrje që qytetarët të vendosin flamurin e UÇK-së në shtëpitë e tyre.

Të Ngjashme