Aktuale

‘Ai për investimet strategjike do të shfuqizohet’, Rama tregon çfarë do të ndodhë me ligjin për zonat e mbrojtura

Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqeveritare në Bruksel se ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet në kuadër të përputhjes së legjislacionit me standardet e Bashkimit Europian.

Rama u shpreh se shfuqizimi i këtij ligji është diçka e dakordësuar prej kohësh pasi sipas tij e ka mbushur misioniun e vet.

Ndërkohë lidhur me ligjin për zonat e mbrojtura, kryeministri tha se nuk do të ketë shfuqizim por vetëm ndryshim të pjesëve që nuk janë në përputhje me standardet europiane.

“Na duhet të shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike që është dicka e rënë dakord prej disa kohësh sepse ky ligj e ka mbushur misionin e vet. Për ligjin tjetër nuk kemi asgjë për të shfuqizuar edhe pse ka pasur një rezolutë në PE. Duhet ta trajtojmë ligjin mbështetur në të gjitha standarder europiane dhe duhet të ndryshojmë gjithçka që nuk është në përputhje me standarder europiane.

Ligji për investimet strategjike do të anulohet, ndërsa ligji për zonat e mbrojtura është një nga më të mirët që kemi. Është i pari për zonat e mbrojtura dhe na duhet të trajtojmë pjesë specifike që duhet të jenë në pajtim të plotë me standardet e BE dhe për këtë po punojmë me Komisionin. Nuk është shfuqizim por miratim me standarder europiane”, tha Rama.

Të Ngjashme