Stafi i shkollës “Osman Gjini” ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mësuesit Qemal Çala, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur një ditë më parë në aksin Cërrik-Mollas.
Përmes një mesazhi ngushëllimi, kolegët e kanë kujtuar 63-vjeçarin si një mësues të përkushtuar dhe një njeri të respektuar.Në një postim në rrjetet sociale, stafi i shkollës shprehet se lajmi për humbjen e tij ka sjellë dhimbje dhe pikëllim te kolegët dhe komuniteti arsimor.
“Lajmi i ikjes së tij na ka tronditur dhe na ka lënë pa fjalë. Një mësues i përkushtuar, një koleg i dashur dhe një njeri i mirë do të mbetet gjithmonë në kujtesën dhe zemrat tona. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e respektuan. U prehtë në paqe shpirti i tij”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga shkolla.Qemal Çala humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Cërrik-Mollas, pranë fshatit Selvijas. Në të njëjtën ngjarje humbi jetën edhe një 22-vjeçar që udhëtonte me të.

