Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident i frikshëm, dy makina bëhen copash, raportohet për 4 të plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.

Një 21-vjeçar me automjetin që drejtonte, ka përplasur një tjetër automjet.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e 2 automjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët janë në spital, në kujdesin e mjekëve.

21-vjeçari u vu në pranga nga policia.