Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në unazën e madhe të Fierit, ku një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.
Si pasojë e përplasjes së fortë, një i mitur që udhëtonte në pjesën e pasme të automjetit ka mbetur i plagosur rëndë.
Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
See also E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare drejtori i Bujqësisë, para pak orësh bëri dedikimin emocionues për shokun e tij (Foto)Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.
Pritet që në vijim të dalin detaje të reja lidhur me rrethanat e ngjarjes.
