Aktuale

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike nisen me urgjencë në spital (PAMJE)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin nacional Elbasan–Peqin, në fshatin Karinë, ku janë përfshirë në përplasje tre automjete.

Sipas informacioneve paraprake, pesë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën dhe janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Rrethanat që çuan në aksident nuk janë bërë ende të ditura.

See also  100 milionë dollarë kredi nga Banka Botërore për “Ura të Qëndrueshme”, por urat po shembenNë vendngjarje ndodhen forcat e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për menaxhimin e situatës, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të Ngjashme