Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Himarë-Borsh, pasi një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, dy vajza kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura identitetet e të plagosurave apo gjendja e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Policia e Shtetit dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Hetuesit po verifikojnë nëse ngjarja lidhet me shpejtësinë, humbjen e kontrollit të mjetit apo faktorë të tjerë që mund të kenë ndikuar në aksident.
