Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident i rëndë në Podujevë/ Vdes një person, lëndohet një tjetër

Një i vdekur dhe një i lënduar është bilanci i aksidentit që ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar Arben Beqiri, shefi i Emergjencës në Podujevë.

“Po, janë një i vdekur dhe një i lënduar rëndë”, tha ai.

Beqiri shtoi se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

Burime të Indeksonline pohojnë se viktima në fjalë është Agim Kodraliu.