Lajme

Aksident i rëndë në Prishtinë, vdes një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Vranidoll të Prishtinës.

Rastin e rëndë për median e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, i cili tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes”, tha ai për redaksinë.

Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Të Ngjashme