Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, pas përplasjes mes dy automjeteve.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Benz” dhe një “Audi”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
“Në këtë aksident kanë mbetur të plagosur katër persona, drejtuesit e dy automjeteve dhe dy pasagjerë të tyre, të gjithë djem të moshës 19 dhe 20 vjeç”, thanë për noa.al burime nga policia lokale.
NEWS Ngjarje e rëndë në vend/ Rrëzohet nga objekti i ndërtimit, ndërron jetë punëtoriTë plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake. Jozyrtarisht raportohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje pak pas aksidentit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të përplasjes mes dy mjeteve në këtë segment të rëndësishëm rrugor.
NEWS Dalin rezultatet e para në zgjedhjet e Hungarisë, ja kush kryeson
