Aktuale

Të shtëna me armë në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje raportohet një viktimë (DETAJE)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku është hapur zjarr ndaj një automjeti në lëvizje në zonën e Komunës së Parisit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një atentat, ndërsa raportohet për një viktimë, ku identiteti i tij behet i ditur, është Ismet Habili, 46 vjeç.

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa nuk ka ende të dhëna për identitetin e personit që dyshohet se ka humbur jetën apo për autorët e mundshëm.

Ngjarja nuk raportohet të ketë lidhje me protestën që po zhvillohet në kryeqytet. Priten informacione të mëtejshme nga autoritetet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Ngjashme