Lajme

Aksident në aksin Librazhd–Elbasan, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan pranë Xibrakë, ku një automjet BMW X5 është përplasur me një mjet tjetër.

Paraprakisht dyshohet se një shtetas i huaj ka humbur jetën ndërsa disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në njërin nga mjetet e aksidentuara dyshohet se ka dhe persona të bllokuar. Në vendngjarje janë nisur menjëherë forcat e policisë dhe ambulancat, ndërsa po punohet për nxjerrjen e personave dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit./euronews.al/

Të Ngjashme