Aktuale

Aksident në Kthesën e Kamzës, autobusi i linjës Vorë-Tiranë përplaset me bordurën dhe përfundon në trotuar

Një autobus i linjës Vorë-Tiranë u përfshi në një aksident mesditën e së enjtes për fat të mirë pa të lënduar.

Ngjarja ndodhi në kthesën e Kamzës sapo autobuzi po largohej nga stacioni në drejtim të kryeqytetit.

Sapo u mbyllën dyert, pasagjerët dëgjuan një zhurmë përplasjeje në anën e majtë të shoferit ndërsa më pas autobuzi goditi bordurën me të gjithë gjatësinë e tij dhe përfundoi mbi trotuar.

Pasagjerët, mes tyre edhe të moshuar, zbritën menjëherë të tronditur nga autobuzi ndërsa në vendngjarje mbërriti policia rrugore dhe përfaqësues të linjës së autobuzit për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Në vendngjarje u ndalua për verifikim edhe një automjet tjetër që dyshohet të jetë përfshirë në aksident.

Të Ngjashme