Aktuale

Pas skandalit të videove in’time, reagon kompozitori Adi Hila: Jam i tronditur, më kanë hakeruar kamerat e studios!

TIRANË — Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka lëshuar një ftesë zyrtare për paraqitje për të marrë në pyetje kompozitorin e njohur Adrian Hila.

Efektivët e policisë kanë zbarkuar në banesën e tij për ta shoqëruar, por nuk e kanë gjetur aty.

Hetuesit kanë mundur të kontaktojnë me kompozitorin në rrugë telefonike për t’i marrë deklarimet e para.

I vetëpërmbajtur dhe i shokuar, Hila deklaroi se është viktimë e një sulmi kibernetik dhe se nuk ndodhej në kryeqytet.

Adrian Hila: “Dyshoj se videot janë hakeruar nga persona të paidentifikuar. Kamerat i kam vendosur sepse kam pasur incidente në studio.”

Arti i njohur garantoi autoritetet se do të paraqitet menjëherë në polici sapo të mbërrijë në Tiranë.

Struktura e Krimit Kibernetik ka nisur verifikimet për të zbuluar burimin fillestar të shpërndarjes së materialeve private në rrjet.

Të Ngjashme