Lajme

Aksident në magjistralen Gjakovë–Prizren, policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Gjakovë–Prizren, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar se dy persona kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet kompetente.

Deklarata:

Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në magjistralen Gjakovë–Prizren. Njësitet relevante kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe, deri më tani, dy persona kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente policore.

Të Ngjashme