Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pas mesnate në rrugën Elbasan-Cërrik, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën.
Siç shkruan Tch, i riu me inicialet M.K. ishte duke udhëtuar me motomjet kur ka humbur kontrollin mbi drejtimin.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, si pasojë e së cilës drejtuesi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore.
Përplasja ka qenë e fortë dhe 31-vjeçari ka marrë plagë të rënda.
Ai ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet e emergjencës nuk kanë mundur ta shpëtojnë.
