Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksidenti i “çmendur” tek diga e Liqenit, policia arreston Emiljano Ninën, kushëririn e Ervis Martinajt

Kur ka kaluar më shumë se muaj nga aksidenti i “çmendur” në zonën e liqenit artificial të Tiranës, policia ka arrestuar shoferin e automjetit BMË X6, i cili u përplas te Diga e Liqenit.
Sipas News24, në pranga është vënë Emiljano Nina, i cili është edhe kushëriri i të shumkërkuarit Ervis Martinaj.
Kushëriri i Ervis Martinajt, braktisi mjetin dhe mori targat e mjetit luksoz, ndërsa deri më sot ndodhej në arrati.Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasi mjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga rruga e ‘Kosovarëve’ dhe ka përfunduar në digë.

Kujtojme qe ne burg per kete ngjarja eshte Eldi Allushi, pronari e makinës BMW X6, i cili akuzohet veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.
Nderkohe Nina rezulton i skeduar dhe i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
Emiljano Nina akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Nina, duke drejtuar automjetin “BMW”, në pronësi të shtetasi Eldi Allushit, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial. Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi Jurgen Allushi, i cili pas aksidentit, është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit.